Home Aktualitet Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
Aktualitet - March 22, 2022

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skanderbeg”.

Sipas korrespondentes së Tv Klan në Shkodër, Emi Kalaja, një person ka qëlluar në ajër pranë një furre buke.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Ndërsa autori i dyshuar me iniciale Gj.P. u largua nga vendngjarja me një makinë Volkswagen Golf.

Shkaqe e ngjarjes janë të paqarta. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, ndërsa kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.