Home Aktualitet Gazetari i del në mbrojtje artistes shqiptare: Fyejnë Elsa Lilën ato që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip
Aktualitet - March 22, 2022

Gazetari i del në mbrojtje artistes shqiptare: Fyejnë Elsa Lilën ato që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip

Arrestimi i këngëtares së njohur, Elsa Lilës u bë bujë jo vetëm në mediet shqiptare, por edhe në mediet italiane.

Artistja shqiptare u kap nga policia italiane dhe u njoftua se ajo ishte pjesë e një organizate kriminale e cila merrej me shitje të lëndëve narkotike.

Corriere” gjithashtu zbuloi për autoritetet italiane, se Elsa Lila ishte njeriu i besuar i Arindi Boriçit, i njohur edhe si Rindi, shqiptarit që drejtonte organizatën bashkë me një italian tjetër.

Ky lajm është trajtuar edhe në emisionin “Rrugëtim me Anilën” ku të ftuarit kanë dhënë mendimin e tyre mbi këtë çështje.

Gazetari Milaim Zeka tha se sulmet ndaj saj janë të patolerueshme dhe se moral po bëjnë disa personazhe që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip.

“Po të ishte Shqipëria dhe Kosova një vend normal perëndimor ku ne do mund të merrnim lekë, ne do të flisnim edhe me emër e mbiemër, por ne nuk marrim. Tani u ngritën personazhe të tillë që i ndërrojnë 7-8 biznesmenë për një videoklip 3 minuta dhe ta fyejnë Elsa Lilën është e papranueshme dhe e patolerueshme. Çfarë mund të bëj në rastin konkret?

Të paktën shpirtërisht dhe moralisht ta mbështes familjen e saj dhe vajzën e saj. U ngritën atje gazetarucë, njerëz që bëjnë shkrime me pagesë të politikanëve dhe drogaxhinjve të ndryshëm dhe nxorën në pah vrasjen misterioze të nënës së Elsa Lilës.

Ku ishin këta gazetarë nuk kërkuan nga drejtësia shqiptare për të kërkuar zbardhjen e vrasjes së kësaj gruaje ku dihet nga 99% se kush e vrau, me urdhër të kujt e vranë, në cilën rrugë e vranë. Ne i dimë këto gjëra, por kur s’kemi b**th për të folur atëherë duhet të heshtim. Jo të çohemi dhe ti hipim në kurriz një njeriu që na ka nderuar me muzikën e saj.”- u shpreh gazetari.

Avokati, Alban Duraj nga ana tjetër tha se ende janë në fazën e hetimeve dhe se prokuroria nuk e ka çuar çështjen në gjyq.

Ai gjithashtu u shpreh se përderisa nuk ka ende një vendim për Elsën, ne nuk duhet të jemi të ashpër me të.

“Duke qenë se jemi akoma në fazën e hetimeve, pra prokuroria italiane nuk e ka çuar çështjen në gjyq, nuk kemi një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe kodi penal sanksionon që përderisa nuk kemi një vendim gjyqësor të formës së prerë, çdo person nën hetim apo çdo person i pandehur, merret i pafajshëm.

Përderisa nuk ka ende një vendim të formës së prerë nuk duhet të jemi të ashpër, jo vetëm për Elsën, por për këdo që ka kryer një vepër penale. Se çfarë do të ndodhë në qoftë se gjykata do të japë pafajësi për Elsën? Prapë do bëjmë emisione për t’i kërkuar falje.”- tha Alban Duraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.