Home Aktualitet Forcat ruse bombardojnë spitalin e fëmijëve në Ukrainë
Aktualitet - March 22, 2022

Forcat ruse bombardojnë spitalin e fëmijëve në Ukrainë

Një spital për fëmijë në rajonin e Luhanskut është shënjestruar nga forcat ruse, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Shtatë fëmijë dhe 15 të rritur, përfshirë mjekët, u evakuuan nga ndërtesa pasi çatia mori flakë.

Spitali është në qytetin Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.

Nuk është hera e parë që forcat ruse kanë në shënjestër spitalet ukrainase. Një maternitet në Mariupol u bombardua më 9 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published.