Home Aktualitet Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu kapen ‘’matt’’ duke shkëmbyer puthje në buzë
Aktualitet - March 21, 2022

Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu kapen ‘’matt’’ duke shkëmbyer puthje në buzë

Një festë e madhe mblodhi emra të njohur të skenës të shtunën në New York.

Atje kurorëzoi dashurinë sipërmarrësi shqiptar, Lionel Dreshaj, i cili në mesin e 800 të ftuarve kishte ftuar edhe prezantuesen Liberta Spahiu, e cila shoqërohej nga Alaudin Hamiti dhe bashkëshortja e tij.

Por si duket arsyeja e shkuarjes ishte dikush tjetër dhe bëhet fjalë për këngëtarin Flori Mumajesi, i cili ishte një nga artistët që argëtoi të pranishmit.

Në disa momente të shpërndara në rrjetet sociale nga dasma shihet nga larg se si Flori teksa performonte iu afrua Libertës dhe e puthi në buzë.

Kjo konfirmon edhe zërat e lindur prej kohësh se mes dyshes ka më shumë se miqësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.