Home Aktualitet Luana dhe Marina Vjollca zbulojnë si rrogat e para ia dorëzonin mamasë së tyre për këtë arsye kaq të veçantë!
Aktualitet - March 19, 2022

Luana dhe Marina Vjollca zbulojnë si rrogat e para ia dorëzonin mamasë së tyre për këtë arsye kaq të veçantë!

Motrat e famshme i pamë bashkë pas shumë viteve në një intervistë në “Ëndërrtjerrësit” për të rrëfyer fillimet e tyre.

Prezantueset e suksesshme kujtuan vitet e tyre të fillimit të karrierës dhe Marina u ndal te fama që në ato vite kush ishte në ekran ndryshe nga sot, ishin figura më të paprekshme dhe ndryshe nga pjesa tjetër e kolegëve nuk dilnin, këtu Luana zbuloi një detaj, si çdo rrogë që merrnin secila në fund të muajit ia dorëzonin mamasë së tyre dhe e dini pse?
Për një arsye mjaft të veçantë, gjithmonë për të qenë krah mamasë së tyre, por edhe sepse edhe pse kishin sukses të madh mami i tyre gjithmonë ka dashur t’i ka mbajë me këmbë në tokë apo siç shprehej nëna e tyre “që mos iu marrë koka erë”, se ishin të suksesshme edhe asokohe.

“Ne e dorezonim rrogen që të dyja në shtëpi, e mernim të dyja njëkohësisht dhe ia jepnin mamit, e cila na jepte vetëm 10 mijë lek që ne të mos ndiheshim të pavarura, “Që mos iu marrë koka erë”, na thoshte mami”, u shprehën Luana dhe Marina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.