Home Aktualitet I ofroi tortë të helmuar, e moshuara ukrainase vret tetë ushtarë rusë
Aktualitet - March 19, 2022

I ofroi tortë të helmuar, e moshuara ukrainase vret tetë ushtarë rusë

Një grua e moshuar ukrainase dyshohet se vrau tetë ushtarë rusë të uritur duke iu ofruar një ëmbëlsirë të helmuar.

Rasti u raportua nga një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, i cili bëri publike një përgjim mes një ushtari rus dhe partnerit të tij.

Ushtria ruse është në një situatë të komplikuar nga pikëpamja e furnizimeve. Ata po kërkojnë ushqim nga qytetarët ukrainas, ku forcat e armatosura kanë thënë se nuk japin rekomandime sa i përket ushqimit të ushtarëve rus.

“Në lidhje me ushqimin e ushtarëve rusë, ne nuk japim rekomandime. Ju i dini gjithçka vetë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rikujtojmë se Rusia nisi sulmet ushtarake në Ukrainë, duke u futur nga jugu, lindja dhe veriu.

Bomba e raketa të ndryshme u panë duke fluturuar nëpër qiell, ndërsa një gjë e tillë nisi nga urdhri i presidentit rus, Vladimir Putin.

Raketat ruse shkatërruan krejtësisht pistën e aeroportit të Dnjipros, në lindje të Ukrainës, teksa fushata e bombardimeve te pamëshirshme mbi vendin paqësor, vazhdon. E gjithë struktura e aeroportit ka pësuar dëme masive, e ka dalë jashtë funksionit.

Katër persona u vranë kur një ndërtesë 16-katëshe në Sviatoshynskyi, një zonë banimi në Kiev u bombardua nga forcat ruse. Më parë u raportuan vetëm 2 viktima. Një goditje tjetër në një ndërtesë tjetër në të njëjtin rreth shkaktoi dëme të vogla, thanë shërbimet e urgjencës.

Të paktën katër ndërtesa në zonat e banuara në të gjithë kryeqytetin ukrainas – në lindje, veri dhe perëndim të qendrës së qytetit – u goditën nga sulmet ruse brenda një ore të së martës në mëngjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.