Home Aktualitet Donaldi publikon këngën e re, ja detaji që vërteton se i dedikohet Borës
Aktualitet - Show Biz - March 19, 2022

Donaldi publikon këngën e re, ja detaji që vërteton se i dedikohet Borës

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, aktori Donald Veshaj ka publikuar të shtunën projektin e tij më të ri muzikor “Nuk je”.

Donaldi na bëri me dije ditë e djeshme se do të publikonte këngën e tij më të re me anë të një videoje të shkurtër, të cilën e ndau në faqen e “Instagram”-it.

Ajo çka mori më shumë vëmendje ishte fraza që aktori ka kënduar:

“Unë e di që jam idiot ama jam idioti jot!”

Kaq ka mjaftuar që njerëzit të mendojnë se kënga i dedikohet ish të dashurës së tij, Bora Zemanit dhe mesa duket ndjekësit nuk e kanë pasur gabim.

Një tjetër shenjë që na vërteton se Donaldi ia ka dedikuar këtë këngë Borës është edhe data 5, e cila shfaqet gjatë klipit të tij.

Kujtojmë që në datën 5 Donaldi dhe Bora janë lidhur për herë të parë. Këtë e ka thënë vetë Donaldi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ku i bëri dhe Borës dhuratë varësen e tij.

Të gjitha sinjalet që ai ka dhënë në tekst dhe numri 5 që shfaqet shumë pak, tregojnë që kënga i dedikohet Borës.

Mesa duket kjo është edhe një mënyrë që ka zgjedhur Donaldi për ti kërkuar të falur Borës.

Kujtojmë se të gjithë u emocionuan për puthjen mes Borës dhe Dobald Veshajt ndërsa ishte e ftuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Por disa muaj më pas ai tha se aty kishte hyrë vetëm, referuar gjithë konflikteve që kishte jashtë me moderatoren. Donaldi më pas është përfshirë në një histori dashurie me Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.