Home Show Biz Armina ‘’Isha naïve, shoqëria e ngushtë shpërndanin lajme për mua’’
Show Biz - March 18, 2022

Armina ‘’Isha naïve, shoqëria e ngushtë shpërndanin lajme për mua’’

Armina Mevlani është nga femrat shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo vazhdimisht publikon pamje nga jeta dhe angazhimet e saj por mban të mbyllur lidhjen me Shkëlzen Berishën.
Së fundmi në ‘’Goca dhe gra’’ ka folur për fillimet e lidhjes dhe ndryshimin e jetës që i shkaktoi kjo romancë dhe paragjykimet me të cilat është përballur pasi e bëri publike.

Brunja u shpreh se ka qenë lidhja e parë serioze për të duke shtuar se jeta i ndryshoi shumë që kur çdo gjë u bë publike.

Armina në “Goca dhe Gra” tregon se ishte një vajzë naive dhe se ndante çdo gjë më rrethin e ngushtë e shoqërinë, përkundër që çdo gjë shpërndahej prej tyre.

“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh më përpara… serioze”, tha ajo.

Dhe nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, që në momentin që u bë publike, fillova të kuptoj që shumë nga shoqëria ime funksiononin ndryshe. Kuptova që shumë gjëra të miat personale, filluan të qarkullonin të cilat unë i kisha folur me njerëz shumë të afërt”, rrëfeu më tej Mevlani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.