Home Aktualitet Dalin përgjimet që arrestuan Elsa Lilën, ishte e besuara e “kokës” së grupit
Aktualitet - March 17, 2022

Dalin përgjimet që arrestuan Elsa Lilën, ishte e besuara e “kokës” së grupit

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila u arrestua ditën e djeshme nga policia italiane për shkak se ishte e dyshuar për përfshirjen në organizatën kriminale italiano-shqiptare.

Ndërkohë, ditën e sotme, të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi i saj.

Corriere zbulon se për autoritetet italiane, Elsa Lila është njeriu i besuar i Arindi Boriçit, i njohur edhe si Rindi, shqiptarit që drejtonte organizatën bashkë me një italian tjetër.

Në verën e vitit 2019 Elsa i ofroi Rindit shtëpinë e saj për t’iu fshehur policisë kur ai ishte në kërkim.

Media italiane ka bërë me dije gjithashtu se këngtarja 40-vjeçare ra pre e përgjimeve, së bashku me anëtarët e tjerë të rrjetit.

“Shteti nuk vjen të më kontrollojë, më njohin, kam marrëdhënie të mira. Në një rast më vendosën një gjobë dhe më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta verifikonin. Sepse këtu është si në Shqipëri, të duhet një i njohur, kushdo që të jetë në qeveri të duhet të gjesh një mënyrë sepse edhe këtu njerëzit shiten”, është dëgjuar të thotë ajo.

Rikujtojmë se Elsa Lila dyshohet se mbante të gjitha financat e kësaj organizate kriminale të trafikut të drogës. Nga 13 urdhër-arreste, policia arrestoi 9 persona ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.