Filloni mëngjesin me këtë pije të lehtë dhe të shëndetshme e cila ju mban të mbushur deri në drekë.

Përbërësit kryesor janë bananet, farat e lirit, bajamet dhe jogurti.

Banania është njëri nga frutat që lufton stresin, ndërsa bajamet dhe farat e lirit janë burime të mëdha të Omega 3, vitaminave dhe mineraleve që luftojnë depresionin.

Përbërësit

1 banane

1 lugë bajame

2 lugë fara liri

Jogurt/Qumësht kokosi

Mjaltë

Përgatitja

Vendosni të gjithë përbërësit në mikser dhe përzieni deri sa të formohet një masë e lëngshme e trashë.