Një 14-vjeçare shqiptare është përfshirë në një incident dhune me një vajzë 12-vjeçare në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Naxos, ku dy adoleshentet ishin takuar për të zgjidhur një keqkuptim mes tyre, por diskutimi ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

Sipas mediave lokale, 14-vjeçarja shqiptare e ka sulmuar fizikisht dhe verbalist 12-vjeçaren, ndërsa ka filmuar të gjithë episodin e dhunës.

Ngjarja është denoncuar disa orë më vonë, pasi 12-vjeçarja, e shoqëruar nga nëna e saj, ka shkuar në policinë e qytetit të Naxos dhe ka deklaruar se episodi ishte filmuar pa pëlqimin e saj.